Foto: Kallxo.com

LDK flet për ofertën e Albin Kurtit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, komentoi sot pasdite ofertën e fundit që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i bëri atij të LDK-së, Isa Mustafa, për një koalicion parazgjedhor mes këtyre dy partive.

“Përgjigje Albin Kurtit do t’i kthej kryetari (Isa Mustafa), ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm dhe ai kur ta vlerësojë do t’i kthejë përgjigje”, tha Shala.

Pak më herët, Kurti i propozoi Mustafës një listë të përbashkët të kandidatëve LDK-VV në të cilën kandidatja e LDK-së për kryeministre do të ishte e para në listë ndërsa kandidati i VV-së i dyti.

Afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ skadon sonte në mesnatë.