Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK ende në mëdyshje nëse do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit, flet Agim Krasniqi

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në emisionin “KALLXO Pernime”, ka folur rreth ndërtimit të autostradës së Dukagjinit të cilën e ka quajtur projekt jo serioz.

“Mbi 98 % e buxhetit është kontraktuar jo nga kjo qeveri por edhe nga qeveria e kaluar. E di që janë hy disa projkete në mbledhjen e fundit të qeverisë, një prej tyre është edhe autostrada e cila realisht vetëm pak me qenë ekspert, kur e sheh në buxhet, ke me pa menjëherë që nuk është projekt serioz, nuk është projektii i ndërtimit të autostradës por studimit të fizibilitet”, ka thënë Krasniqi.

Kur moderatorja e emisionit, Jeta Xharra i është drejtuar Krasniqit duke i thënë se “Autostrada e Dukagjinit është projekt për vota se as për fizibilitet nuk është”, zëvendësministri ka replikuar duke thënë “qashtu është”.

Sipas Krasniqit, në kornizën aktuale buxhetore nuk ka autostradë.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: