Nga mbledhja e kryesisë së LDK-së. Foto: Kallxo.com

LDK emëron edhe një nënkryetar

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës nga LDK dhe nënkryetari i kësaj partie, sot edhe zyrtarisht është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo ministri udhëhiqet nga bashkëpartiakja e Beqirit, Vlora Dumoshi.

“Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

“Po ashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Ai ka thënë se do të jetë në shërbim të rinisë dhe sportit.

“Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë. Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Nder i veçantë dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre”, thuhet tuje në njoftim.

“Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim”, ka deklaruar ai.