LDK e VV përplasen në Kuvend për zgjedhjet në Podujevë

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se Arbërie Nagavci po e keqpërdor karrigen. Ai tha se polemikat për interpelancën e Agim Veliut po bëhet për të ndikuar në Podujevë.

“Çka po bëni këtu është abuzim flagrant me karrigen që je ul.  Kjo është vetëm për një qëllim me ndiku në Podujevë. Ndikoni sa të doni qytetarët të dielën kanë me vendos kjo që po e boni është abuzim dhe kapje e asaj karrige për përfitim. Sepse ka një mënyrë qysh fillon interpelanca.

Arbërie Nagavci tha se abuzim dhe keqpërdorim është kjo si  Arben Gashi flet.

“Ju e dini që kjo është situatë ë re e pa krijuar asnjëherë në Kuvend. Rregullorja e Kushtetua e përcakton që ministri duhet të jetë në interpelancë. S’keni nevojë me bërtitë. Keqpërdorim është kjo që bëtë ju bashkë me ministrin”, tha ajo.

Kurse, deputetja nga PDK-ja Ganimete Musliu tha se e konsideron të pa konsumuar këtë debat në Kuvend.

“Këtë debat e konsiderojë të pa konsumuar. Jo të bëjë fushate e hajgare këtu. E ruaj të drejtën time ta pyes ministrin kur është këtu”, tha ajo.

Ndërkaq, sipas Bekë Berishës nga AAK-ja tha se kjo seancë po keqpërdoret për shkak të zgjedhjeve lokale në Podujevë.

“Kjo seancë le të ndërpritet. Fushatën shkoni bëjeni në Podujevë”, tha ai.

Më pas nënkryetarja e Kuvendit, Arbëria Nagavci tha de po e mbyll këtë seancë, ndërkaq për këtë pikë vendosë Kryesia e Kuvendit.

Këto diskutime u bënë gjatë pikës për Interpelancë e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas  kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, në lidhje me shmangien për të raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Agim Veliu dy herë radhazi nuk paraqitet në Kuvend për interpelancë, reagon opozita (kallxo.com)