LDK e propozon Driton Selmanajn për kryetar të Komisionit hetimor për energjinë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka propozuar deputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj nga LDK për kryetar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Gashi ka thënë se Selmanaj nuk është përfshirë në nënshkrimet për formimin e komisionit.

“Në këtë komision menqenëse është LDK është i vetmi grup parlamentar që nuk është tërësisht i përfshirë në nënshkrimet për formimin e komisionit prpozojmë për kryetar të komisionit deputetin Driton Selmanaj dhe anëtar Besian Musatafën”, ka thënë Gashi.

“Deputeti Selmanaj nuk është nënshkrues për formimin e komisionit hetimor po ashtu nuk janë nënshkrues as deputeti Pacolli e as deputetja Marigonë Geci “, ka shtuar ai.

Gashi ka thënë se të gjitha kushtet juridike janë plotësuar dhe ka kërkuar të mos përmbyset rendi kushtetues.

“Të gjitha kushtet formale juridike për këtë komision janë plotësuar, të gjitha standardet dhe principet demokratike kërkojnë themelimin e këtij komisioni, vlerat tona demokratike institucionalale dhe kushtetuese duhet t’i mbrojmë. Ne jemi këtu që këto të zbatohen, prandaj kërkojmë me vendosmëri që mos të ndodh përmbysja e rendit kushtetues”, ka deklaruar Gashi.

Bojkoti i opozitës dhe ndikimi në punën parlamentare