LDK e PDK shkojnë në balotazh në Dragash

LDK e PDK me pak vota diferencë mes vete do të shkojnë në balotazh në garën për të parin e komunës së Dragashit.

Pas numërimit të mbi 94% të votave në këtë komunë, Bexhet Xheladini nga LDK ka marrë 34,97% të votave, ndërsa Shaban Shabani nga PDK ka aktualisht 33,72% të votave në këtë komunë.

Pas Xheladinit e Shabanit, e treta është radhitur Kaltrina Sahiti nga LVV me 17,65% të votave.

Rezultatet e publikuara nga KQZ mund t’i ndiqni në kohë reale në këtë LINK.