Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK do të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka konfirmuar se LDK-ja do të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, nëse marrin një ftesë të tillë nga Qeveria  e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e procesit, sepse ne jemi pjesë e opozitës në parlamentin e Kosovës dhe në kuadër të kësaj do të bëjmë atë që kërkohet nga opozita, pra që të mbikëqyrë punën e Qeverisë. Natyrisht që të jemi pjesë e debateve të ndryshme diskutimeve, të japin edhe vlerësimet tona sa i përket këtij procesi”, ka thënë Mjekiqi në një konferencë për media.

Në anën tjetër, Mjekiqi ka kritikuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti për dialogun Kosovë-Serbi.

“Qeveria nuk paraqet parimet në dialogun me Serbinë, që sipas Lidhjes Demokratike duhet të përfundojë me njohje reciproke të dyja vendeve, në kufijtë aktualë, pa cenuar rregullimin kushtetues të vendit”, ka thënë ajo.