LDK dhe VV takohen nesër për harmonizim të programeve

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar mbi çështjet teknike programore.

Takimi mes dy grupeve punuese do të mbahet tetë ditë pas takimit të përbashkët që patën Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin.

Tash e disa ditë është folur për mundësinë e takimit në mes të grupeve punuese, por burimet brenda partive thonë se takimi do të mbahet nesër.

KALLXO.com merr vesh se takimi mes dy partive do të mbahen nesër në orën  11:00.

Grupet punuese të partive do të takohen për të tentuar harmonizimin e programeve.

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës se janë formuar grupet punuese të të dy partive.

LVV e LDK formojnë grupet punuese, ende s’ka takime