LDK dhe AAK s'vazhdojnë seancën parlamentare pa Kurtin

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon pas një ore pauzë, ka kërkuar nga nënkryetarja e kuvendi, Saranda Bogujevci që të ndërpres mbajtjen e seancës, pasi kryeministri Albin Kurti nuk është prezent në debat.

“Sot ka qenë e planifikuar që Kurti të merr pjesë në seancë në orën 12:30, për shkak të vizitës së tij në Bruksel. E kuptuam mungesën e tij në pjesën e parë të seancës, por po na duket e paarsyeshme të vazhdojmë të qëndrojmë në sallë pa praninë e Kurtit sepse ne nuk kemi me kë të debatojmë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se nëse Kurti nuk kthehet në seancë, LDK nuk do të vazhdojë të qëndrojë.

“Ne vazhdojmë në zyrat tona në Kuvend, derisa të kthehet Kurti në seancë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Mimoza Kusari – Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përderisa ministrat dhe dy zëvendëskryeministrat janë në sallë, janë kushtet për të vazhduar seancën ashtu siç ka qenë e paraparë.

Ndërsa, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk i’a vlen që të vazhdohet ky debat në këtë formë, pasi sipas nuk është arsyeje vetëm mungesa e Kurtit, por mungesa edhe e disa ministrave dhe deputetëve.

“Nëse bëjmë debat dhe seancë ajo duhet të jetë për diskutim, jo vetëm për të përmbyllur një seancë”, ka thënë Tahiri.

Në fund, nënkryetarja e kuvendit, Bogujevci ka thënë se debati vazhdon pasi në seancë janë dy zëvendëskryeministra.

Sot në Kuvendin e Kosovës po bëhet diskutim rreth planit dhe programit të Qeverisë Kurti 2.