LDK bën homazhe të shtatorja e Ibrahim Rugovës

Të prirë nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, disa ministra dhe anëtarë të tjerë të LDK-së kanë bërë homazhe para shtatores së ish- Presidentit Ibrahim Rugova.

Zyrtarët e LDK-së shkuan te kjo shtatore pak minuta pasi përfunduar ceremoninë e ngritjes së flamurit për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këtij delegacioni nuk iu bashkua edhe Kryeministri Albin Kurti edhe pse ishin bashkë në ceremoninë paraprake.

Flamuri i Kosovës është ngritur sot në mënyrë ceremoniale në prani të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarës së Kuvendit të Kosovës.

Dy liderët në mungesë të Presidentit Hashim Thaçi kanë nisur aktivitetin e parë për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe disa nga ministrat e qeverisë Kurti.

Më poshtë gjeni fotografitë nga homazhet te shtatorja e Ibrahim Rugovës.