FOTO: KALLXO - Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Lavdim Krasniqi suspendohet nga KPK me 50% të pagës

Lavdim Krasniqi dhe Marigona Berisha nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhënie e ndihmës kyesve pas kryerjes së veprës penale dhe moslajmërim të veprës penale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar sot se pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

“Po ashtu, sot Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, thuhet në njoftimi e KPK-së.

Këshilli Prokuroria ka bërë të ditur se me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, sot ka caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqi, Udhëheqës i Zyrës Ligjore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqit dhe zyrtares së lartë ekzekutive të KPK-së Marigona Berisha.

KALLXO.com raporti se të njëjtit janë arrestuar dje nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Prokuroria kërkon paraburgimin e Lavdim Krasniqit dhe zyrtares tjetër të KPK-së