
FOTO: KALLXO - Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
Lavdim Krasniqi lirohet nga arresti shtëpiak
11.6.2021 - 17:59
Drejtori i pezulluar i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, është liruar nga arresti shtëpiak.
KALLXO.com merr vesh se masa e arrestit shtëpiak, Krasniqit i është zëvendësuar me atë të ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar, konkretisht i është ndaluar t’i afrohet objektit të Këshillit Prokuorial dhe bashkëpandehures M.B.
Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës Lavdim Krasniqi dyshohet se kishte ndikuar në uljen e dënimit të një personi në këmbim të dhuratave me vlerë mijëra euro.
Krasniqi po dyshohet se është i implikuar në afera korruptive, pasi sipas Prokurorisë, ka ndikuar në gjykatë për uljen e dënimit të të dënuarit me 4 vite e 7 muaj burgim.