Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Laura Fazliu, nënkampione e Evropës në xhudo

Laura Fazliu është bërë për herë të parë në karrierë, nënkampione e Evropës.

Xhudistja Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, në kategorinë -63 të Kampionatit Evropian “Sofia 2022”.

Fazliu, e cila bursiste olimpike për Paris 2024, pësoi humbje në finale nga Gemma Howell e Britanisë së Madhe.

Në përgjithësi shënoi katër fitore.

Në të njëjtin kompeticion, Distria Krasniqi rrëmbeu medajlen e bronztë në kategorinë e saj.