Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Latifi: Ende po jepen certifikata për veteranë të rrejshëm, ato printohen në Zyrën e Kryeministrit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi, ka deklaruar se edhe këto ditë  po shpërndahen certifikata për veteranët e rrejshëm të luftës e të cilët printohen në Zyrën e Kryeministrit.

Latifi në Debat Plus të TV Dukagjinit tha se kanë informata të sakta që këto certifikata po shpërndahen nga partitë politike në prag të zgjedhjeve për vota elektorale.

Por Latifi thotë se në ditët në vijim do të dalin me raste konkrete dhe me emra të atyre që po i bëjnë këto.