Lerry King, Foto: Getty Images/BBC

Larry King infektohet me COVID-19

Moderatori veteran Larry King, 87 vjeç, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus dhe po kurohet në një spital në Los Angeles, raporton BBC.

Burime pranë familjes së tij i thanë “ABC News” dhe ish-punëdhënësit të tij në CNN se ai ka qenë në Qendrën Mjekësore Cedars – Sinai për më shumë se një javë.

King, karriera e të cilit përfshinë një periudhë mbi 60 vjet, ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë dy çmime “Peabody” dhe një “Emmy”.

Ai është përballur me disa probleme shëndetësore në vitet e fundit, përfshirë sulmet në zemër.

Përfaqësuesit e King nuk kanë komentuar publikisht trajtimin e tij në spital dhe detajet e gjendjes së tij aktuale nuk janë të qarta.

“Larry ka luftuar me shumë probleme shëndetësore në vitet e fundit dhe ai po lufton edhe këtë, ai është një kampion”, tha një burim për CNN.

Pranimi i Kingut në spital u raportua për herë të parë më 1 janar, kur u vu në dukje se ai po trajtohej i izoluar dhe nuk ishte në gjendje të pranonte vizita familjare.

King u bë i famshëm në vitin 1970 me programin e tij në radio “The Larry King Show”.

Dy nga pesë fëmijët e tij gjithashtu vdiqën vitin e kaluar brenda disa javësh – një nga një sulm në zemër, një tjetër nga kanceri i mushkërive.

Në vitin 1988 ai themeloi “Larry King Cardiac Foundation”, një nismë e cila ndihmon financimin e trajtimit të zemrës për ata që nuk janë mirë financiarisht ose për ata që nuk kanë sigurim mjekësor.