Largohet reklama që ishte vendosur në muralin e Nexhmije Pagarushës (FOTO)

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se kanë hequr reklamën e një kompanie private që ishte vendosur në muralin e këngëtares së njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Sot gjatë ditës kanë qarkullua fotografi se si një kompani private kishte vendosur një reklamë mbi mural duke e shëmtuar pamjen e muralit.

Kompanisë në fjalë, përveç se iu është hequr reklama, ajo edhe është dënuar.

“Reklama u hoq, dhe pala u dënua! Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla”, ka shkruar Adonis Tahiri, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.