Ilustrim

Largohet një pacient nga Qendra rehabilituese në Shtime

Një pacient është larguar nga Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Rastin në polici e ka dërguar një punëtor i kësaj qendre.

Deri më tash, në raportin e policisë nuk është bërë e ditur nëse Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë të larguarin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës.