Largohet nga detyra komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj

Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj, Basri Durmishi është larguar nga detyra e tij, merr vesh KALLXO.com.

Atë si ushtrues detyre deri në një vendim të radhës do të zëvendësoj Mehmet Kajtazi.

Vendimin për ta liruar nga detyra e ka marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

KALLXO.com mëson se në stacionin që e drejtonte Basri Durmishi, para pak kohësh ka pasur edhe një inspektim në lidhje me punën e zyrtarëve policor.