Një nga pikat kufitare të Maqedonisë. Foto: Youtube

Largohet me shpejtësi një veturë në pikën kufitare të Hanit të Elezit, i shmanget kontrollit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, në pikën kufitare Hani i Elezit, një veturë i është shmangur kontrollit.

Sipas policisë, vetura ka qenë me tabela të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë Audi A6.

Në veturë, policia thotë se kanë qenë dy persona të dyshuar dhe të njëjtit kanë vazhduar me shpejtësi dhe nuk janë ndalur fare.

Rasti ka ndodhur në ora 21:50.