Largohen tarracat e lokaleve te Newborn-i

Policia e Kosovës ka intervenuar në largimin e tarracave të kafeterive në kryeqytet, konkretisht afër Pallatit të Rinisë.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka sqaruar se ka pasur shumë probleme dhe raste të hapura në polici për atë zonë, dhe si rrjedhojë, me kërkesë të Policisë u është refuzuar vazhdimi i lejes për shfrytëzim të hapësirës publike.

“Vendimi për largim është marrë në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palët e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për të gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve”, thuhet në njoftimin e tij të publikuar në rrjetin social “Facebook”.