FOTO: Facebook, Ministria e Punëve të Brendshme

Largohen nga Kosova për në Kanada 256 afganë

Janë larguar nga Kosova për në Kanada 256 afganë të cilët ishin duke qëndruar në Kosovë tash e një kohë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.

“Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe afganët kanë ardhur në Kosovë gjatë muajit gusht të këtij viti dhe janë strehuar në ish-kampin e kompanisë Bechtel Enka, që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj.