Largimi i Haxhi Shalës e lë NISMA-n pa grup parlamentar

Me kalimin e deputetit Haxhi Shala nga grupi parlamentar i Nismës Socialdemokrate në atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, grupi AKR-PD në Kuvendin e Kosovës është shuar.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se me këtë vendim të deputetit Shala, grupi AKR-PD nuk ekziston më.

“Me këtë rast i humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit, siç janë: përfaqësimi në komisione parlamentare, hapësira të nevojshme për zyrë, staf politik si dhe pozicione tjera. Në lidhje me përfaqësimet në komisione që është 6 nga pozita dhe 5 nga opozita do të kërkohet ndërkohë, nëqoftëse nuk ndryshon diçka në riformim të grupit parlamentar”, tha Osmani.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka zyrtarizuar kalimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu kishte njoftuar kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Para 1 muaji, Shala pranoi publikisht se do ta votojë qeverinë në krye me Avdullah Hotin, pasi që këtë ia kishin kërkuar në shtëpinë e tij, në orën 1 pas mesnate, Presidenti Thaçi dhe ish kryeministri Haradinaj.

Haxhi Shala ia kthen Haradinajt vizitën ditën, aderon në AAK