Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Shaip Havolli, Agjencia Kundër Korrupsionit Foto: Getiana Ahmeti, KALLXO.com

Lansohet projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit kanë lansuar projektligjin e ri për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ministri Selimi, ka bërë të ditur se nëse ky ligj hyn në fuqi, Agjencisë Kundër Korrupsion do të quhet Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

“Përmes këtij projektligji Agjencia mveshet me kompetenca të qarta në funksion të parandalimit të korrupsionit duke përcaktuar përfundimisht një kornizë efektive anti korrupsion. Nga ana tjetër përcakton kompetencat ligjore të Agjencisë në fushat e parandalimit të korrupsionit veçanërisht në fushën e hetimeve administrative, në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave  dhe çështjet që ndërlidhen me sinjalizuesit”, ka thënë ai.

Ndërsa, Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se në të ardhmen Agjencia më shumë do të ketë rolin parandalues për korrupsion.

“Agjencia në të ardhmen do të ketë më shumë rolin parandalues, sesa hetues. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të merret me hartimin e planeve të integritetit dhe monitorim, do të merret me monitorim të hartimit të strategjisë, po ashtu do të merret me hapësira ligjore do të merret me një fushë të re, vlerësimin të rrezikut anti korrupsion dhe sensibilizim të publikut lidhur me çështje të korrupsionit”, Shaip Havolli, Agjencioni Kundër Korrupsionit