Lansohet programi i ELOGE-së, Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në lansimin e programit të ELOGE-së – Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer.

Sipas njoftimit të Ministrisë ky organizim është bërë për herë të parë në Kosovë nga European Association of Local Democracy, ALDA dhe MAPL.

“Të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë tri shtylla themelore përmes së cilave synojmë që ti ndihmojmë komunat në qeverisje demokratike. Përmes këtij programi, komunat do të ndihmohen në përmirësimin e performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale”, thuhet të ketë thënë Krasniqi.