Lansohet plaftorma për mësim online edhe për parashkollorët

Nga nesër fëmjët e moshës 0-6 vjeç do të mund të ndjekin mësime online.

Kjo pasi që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”, kanë bërë sot lansimin e platformës “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”.

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se kjo platformë është online dhe është vegëz e webfaqes së MAShT-it tek e-mësimi.

“Që nga nesër mund ta gjeni tek e-mësimi. Duhet të shikohet në internet në webfaqen e-mësimi dhe poshtë linkut të plaftormës është përmbajtja dhe shkohet atje. Aty ka aktivitete ditore, video të ndryshme si dhe  si të sillemi me fëmijët në kohën pandemisë”, tha Bajrami në një konferencë për media.

Ajo ka shtuar se në këtë platformë po ashtu janë mundësitë për të biseduar me psikologë e ekspertë të ndryshëm.

“Si dhe janë mundësitë me bisedu edhe me ekspertë, psikologë të ndryshëm por edhe mundësi të tjera për të biseduar me përfaqësues të MAShTI-it për çfaredo pyetje që kanë prindërit”, tha më tej ministrja.

Bajrami theksoi se kjo plaftormë e mësimit për fëmijët e moshës 0 deri në 6 vjeç përmban përalla dhe aktivitete të ndryshm

“U bëjmë thirrje prindërve që të marrin instruksione t’i dëgjonë përallat dhe videot,  si dhe ka përmbajtje për aktivtietet ditore të cilat janë në këtë platformë”, ka shtuar më tej ajo.

Kurse, shefi i zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin, tha se kjo platformë do t’i përgatisë fëmijët për shkollë si dhe do t’i mbajë në shtëpi.

“Kjo plaftormë do të ju ofrojë shumë mundësi prindërve dhe fëmijëve të qëndrojnë në shtëpi, të mësojnë në shtëpi si dhe të përgatiten për shkollë. Është një plaftormë e mrekullueshme që edhe shtetet e tjera do ta marrin si shembull, që mund të përdoret lehtë dhe do të përditësohet cdo ditë me të dhëna dhe cdo 3 vjecar, 5 vjecar dhe cdo prind mund të mësojë si të përdoret”, tha Sahin.

Ahmet Kryeziu nga Save dhe Children kërkoi nga prindërit që ta shfrytëzojnë këtë plaftormë, pasi sipas tij është bërë një punë shumë e mirë.

Mësim online në Kosovë janë duke mbajtur të gjitha nivelet e arsimit, ku për nivelin 1-9 MAShTI ka përgatitur video-ligjërata që janë duke u transmetuar në RTK.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare lidhur me realizimin e mësimit nga distanca.

Kurse, shkollat e mesme dhe fakultetet janë duke mbajtur mësim online sipas instruksioneve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Deri tek mbyllja e instituticioneve të arsimit erdhi për shkak të përhapjes së coronavirusit në vend. Ndërsa, deri më tani janë shënuar 377 raste me coronavirus, 66 persona të shëruar dhe 8 viktima.