Lansohet Instrumenti i Investimeve Kapitale (CIF) për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban
Është lansuar instrumenti i investimeve kapitale (CIF) për zhvillim të qëndrueshëm urban në bashkupunim midis Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), partneritet të ngushtë me Programin për Vendbanime Njerëzore i Kombeve të Bashkuara ( UN – Habitat Kosova) dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI).
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Trim Berisha, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck Ahliny, Udhëheqësi i UN-Habitat Kosova z. Omar Siddique, zv.Ministrja e MMPH-së znj Linda Çavdërbasha dhe zv.Ministri i MAPL-së z. Avdulah Djesevic.
Në njoftimin për media thuhet se ky instrument është zhvilluar duke u bazuar në përvojën e pasur të MAPL-së, UN – Habitatit dhe MMPHI-së në fushën e zhvillimit të projekteve kapitale bashkë me komunat. Zhvillimi i projekteve do të jetë nga poshtë – lartë që në vete përmban gjithë përfshirje, pjesëmarrje dhe transparencë, kështu duke u ofruar mundësinë komunave për ndërtimin, rregullimin fizik të objekteve, infrastrukturës, shërbimeve të qëndrueshme të cilat vijnë nga planet hapësinore dhe të cilat janë të dobishme për mjedisin.
Thirrja është hapur për të 38 komunat e Republikës së Kosovës me fokus në parimet kyçe, si: 1.Kohezioni social – së bashku formësojmë bashkë – ekzistencën në mes të komuniteteve,2. Bashkëpunimi ndër – komunal – punojmë përtej kufijve për agjenda të përbashkëta, 3.Ripërtrirje e qëndrueshme urbane – dizajnojmë lagje të ndjeshme ndaj klimës dhe të gjallërishme.
Ky do të jetë Program i përbashkët 4 vjeçar 2022-2025 dhe do të ketë thirrje në baza vjetore.
Në vijim gjeni likun me të gjitha informatat e nevojshme për këtë thirrje: https://mapl.rks-gov.net/instrumenti-i-investimeve-kapitale/