Kufiri Kosovë - Serbi në Merdare - Foto: REL

Lansohet formulari për subvencionimin e policave kufitare për diasporën

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar formularin elektronik për subvencionimin e policave kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë Kosovë këtë vit.

Mërgimtarët do të rimbursohën me vlerën e plotë të primit që kanë paguar në kufi.

“Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit subvencionimi për polica kufitare do të bëhet duke rimbursuar bashkatdhetarët me vlerën e plotë të primit që kanë paguar në kufi. Aplikimin për rimbursim mund ta bëjnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar policën kufitare nga data 1 janar 2022 përmes aplikimit në vegëzën në vijim: https://masa4-5.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim

Sipas ministrisë përfitues mund të jetë edhe familjari i mërgimtarit që jeton në Kosovë,

“Në këtë rast, përfitues mund të jetë edhe familjari që jeton në Kosovë. Aplikimet do të shqyrtohen dhe verifikohen në baza mujore dhe vlera e rimbursimit të policës kufitare do të transferohet në llogarinë bankare të përfituesit në fund të çdo muaji”, thekson Ministria.