Land Rover-i i vjedhur në Bullgari kapet në Vërmicë

Policia ka identifikuar një veturë të vjedhur të tipit Land Rover në Pikën Kufitare në Vërmicë.

Sipas Policisë, vetura është me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S.- 52 vjecar shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Vetura sipas kontrollave rezulton të jetë e vjedhur në Bullgari në vitin 2021.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë”, thuhet në komunikatë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.