Plagosje në Mitrovicë | Foto: Kallxo.com/05.10.2024

Lajmi i fundit: Plagosje në Mitrovicë

Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi për KALLXO.com bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit në Mitrovicë të Jugut.

“Bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”, personi është rreth 38-vjeç, është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë të Jugut. Njësitë hetimore janë duke dnërmarr masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”- tha Ilmi Prekazi për KALLXO.com.

Derisa shtoi se lidhur me personat e përfshirë “ka indikacione për persona të dyshuar, por ende zyrtarisht nuk mund të themi diçka”- shtoi ai.

Plagosje në Mitrovicë | Foto: Kallxo.com/05.10.2024