Lajmet jo të vërteta për COVID-19

Çdo ditë e më shumë jemi duke u ekspozuar  ndaj një sasie të madhe informacionesh rreth COVID-19 në baza ditore.

Jo të gjitha informacionet që ne i pranojmë janë të besueshme.

Lajme të publikuara në media shfaqin pretendime se personat që kanë viatminë D në sasi të mjaftueshme në organizmin e tyre kanë më pak mundësi të vdesin apo të kenë forma të rënda të sëmundjes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtesat e vitaminave dhe mineraleve nuk mund të shërojnë COVID-19.

OBSh thotë se mikro-nutrientët, të tilla si vitaminat D dhe C dhe zinku, janë kritike për një sistem imunitar që funksionon mirë dhe luajnë një rol jetësor në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies ushqyese. Aktualisht nuk ka udhëzime për përdorimin e shtesave të mikro-elementeve si një trajtim i COVID-19.

Gjithashtu kanë qarkulluar lajme se kafshët shtëpiake mund të infektohen me COVID-19 dhe ta bartin atë te pronarët.

Por, sipas OBSh,  ende nuk ka asnjë provë që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit që shkakton COVID-19 si dhe nëse kafshët mund të infektohen me këtë virus ndonëse besohet se shpërndarja erdhi nga lakuriqët e natës në qytetin Ëuhan të Kinës.

Sipas CDC, disa coronavirusë që infektojnë kafshët mund të përhapen tek njerëzit dhe më pas të përhapen midis njerëzve, por kjo është e rrallë.

Bazuar në informacionet e kufizuara që qytetarët kanë në dispozicion deri më sot, rreziku i përhapjes së COVID-19 nga kafshët tek njerëzit konsiderohet të jetë i ulët.

Macet, qentë dhe disa lloje të tjera të kafshëve mund të infektohen nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, por ende nuk dihen të gjitha kafshët që mund të infektohen si dhe nëse qeni, për të cilin u publikuan lajme, të jetë infektuar për shkak se këtë nuk e ka vërtetuar asnjë profesionist shëndetësor i sëmundjeve infektive në Kosovë.

Një numër i vogël i maceve dhe qenve të kafshëve shtëpiake është raportuar të infektohet me virusin në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Shumica e këtyre kafshëve shtëpiake u sëmurën pas kontaktit me njerëzit me COVID-19.

Virusi që shkakton COVID-19 përhapet kryesisht nga personi në person përmes pikave të frymëmarrjes nga kollitja, teshtitja dhe të folurit.

Gjithashtu, sipas OBSh,  studimet tregojnë se hidroksiklorokina nuk ka përfitime klinike në trajtimin e COVID-19

Hidroksiklorokina ose klorokina, një trajtim për malarjen, lupus eritematozin dhe artritin reumatoid, ka qenë nën studim si një trajtim i mundshëm për COVID-19. Të dhënat aktuale tregojnë se ky ilaç nuk zvogëlon vdekjet në mesin e pacientëve të spitaluar me COVID-19 dhe as nuk ndihmon njerëzit me sëmundje të moderuar. *

Përdorimi i hidoksiklorokinës dhe klorokinës pranohet si përgjithësisht i sigurt për pacientët me malarië dhe sëmundje autoimune, por përdorimi i tij aty ku nuk tregohet dhe pa mbikëqyrje mjekësore mund të shkaktojë efekte anësore serioze dhe duhet të shmanget.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka listuar disa nga këto lajme të rrejshme të cilat kanë qarkulluar kinse e shërojnë, parandalojnë e mbrojnë njerëzit nga virusi COVID-19.

Sipas OBSh ende nuk ka ndonjë ilaç të licencuar për shërimin e COVID-19 dhe as për parandalimin e përhapjes së virusit, por se qytetarët duhet të mbajnë maskë, distancë fizike dhe të pastrojnë duart.

Lajmet e rrejshme rreth përhapjes së COVID-19

Lajmet e rrejshme për “shërimin dhe parandalimin e COVID-19”

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.