Ilustrim

Lajmëroi policinë se fëmijët i'a ngacmuan seksualisht, arrestohet një person në Leposaviq

Një person ka njoftuar policinë se dy fëmijët e tij të mitur janë ngacmuar seksualisht.

Ngjarja është regjistruar në Komunën e Leposaviqit më 07.11.2024.

Ankuesi siç ka thënë në polici, dy fëmijët e tij të mitur ishin ngacmuar seksualisht nga një person tjetër.

Ky i fundit është identifikuar dhe është arrestuar nga njësitet policore.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Mitrovicës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.