Lajmërohet Njazi Thaçi, e quan politik shkarkimin nga posti i kryeshefit të KEK-ut

Njazi Thaçi, ish- Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës njëkohësisht edhe kushëri i Presidentit Hashim Thaçi është deklaruar katër ditë pas shkarkimit të tij nga pozita e udhëheqësit të kësaj koorporate.

Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ka pasur një gjendje jo të mirë shëndetësore ndërsa nuk ka komentuar shkarkimin e tij duke e konsideruar politike dhe me qëllime të ulëta.

“Në pamundësi për të kontaktuar këto ditë për shkak të gjendjes shëndetësore, po ju drejtohem sot me këtë letër falënderimi për kujdesin dhe interesimin qe keni treguar. Unë tani jam mirë dhe në top formë. Sa i përket zhvillimeve qe kanë ndodhur në Korporatë nuk do i komentoj sepse nuk është në natyrën time. Konsideroj se janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore. Për këtë do të ndjek vetëm rrugët ligjore”, ka shkruar Thaçi.

Ai tutje shtoi se në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive.

“Jam shumë i lumtur qe pavarësisht shqetësimeve dhe turbulencave nga jashtë e brenda keni treguar disiplinë dhe përgjegjësi të lartë. Mbi çdo interes individual e grupor në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive. Kjo është dëshmi e rezultateve të jashtëzakonshme qe kemi arritur në tejkalimin e të gjitha caqeve. Kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi dhe me arritjen e profitin më të lartë dhe rekord në tri vitet e fundit”, ka shkruar tutje Thaçi.

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar katër ditë më parë më 24 prill Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi.

Bordi i Kundërligjshëm i KEK-ut

Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Bordi i Kundërligjshëm i KEK-ut

Në fillim të këtij muaji ka qenë Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca i cili kishte thënë se bordet e përkohshme të emëruara nga Qeveria Kurti do ‘të dërgojnë në shtëpi edhe kushëririn e Presidentit Hashim Thaçi’.