Lajm në zhvillim - Mblidhet bordi i RTK-së, Boletini: I kemi thirrur të gjitha palët dhe stafin editorial

20:23

Bordi i RTK-së vendos të formojë komision për ta “ndriçuar përgjegjësinë editoriale” pas publikimit të artikullit të “Slobodna Bosna”

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, që ka zgjatur rreth tri orë e gjysmë, pas publikimit në televizionin publik të Kosovës të një lajmi të një mediumi boshnjak në të cilin etiketohen dy portale kosovare, bordi i RTK-së ka lëshuar një komunikatë, në të cilën tregon se për çfarë është diskutuar dhe çfarë është vendosur.

Sipas komunikatës, u.d. drejtoresha e përgjithshme e RTK-së ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të marrë masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së.

Bordi ka shprehur keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, “ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato”.

Në njoftim thuhet se bordi i RTK-së e ka shqyrtuar me seriozitet publikimin e një artikulli kontraverz të hënën, më 22.07.2024 në RTK, të marrë nga një medium boshnjak.

“Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti” – thuhet në komunikatë.

Në takim pjesëmarrës ishin u.d. drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, drejtori i kanaleve në gjuhën shqipe, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, udhëheqësja e mediave online të RTK-së dhe stafi përgjegjës editorial.

19:45

Artikulli i përkthyer i “Slobodna Bosna”, që u publikua nga RTK, Gërvalla flet për KALLXO.com

Bordi e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka mbajtur mbledhje sot më 23.07.2024 lidhur me çështjen e publikimit të një artikulli i cili flet për një hulumtim nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, ku përmenden dy media të Kosovës, “Periskopi” dhe “Nacionale”.

Monitoruesit nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e bordit të RTK-së.

Ndërkaq drejtori i radiotelevizionit publik, Rilind Gërvalla, është parë duke dalë nga mbledhja.

KALLXO.com ka kontaktuar Gërvallën dhe në lidhje me reagimet ndaj RTK-së për këtë artikull si dhe për lajmin “Sekreti i BIA-s së Vuçiqit: Çfarë fshehu presidenti serb nga Scholz”.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në lidhje me pretendimet se lajmi i RTK-së në ueb-faqe është edituar.

Kjo pasi që në fotografitë e publikuara nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, që është nga lajmi i RTK-së, përmban emrin e dy mediave në Kosovë ndërsa në lajmin që është në ueb-faqen e RTK-së emrat e mediave kosovare nuk figurojnë.

Ndërkaq në lidhje më këtë, Gërvalla përmes përgjigjeve me shkrim ka thënë për KALLXO.com se RTK nuk ka publikuar fare emrat e mediumeve që përmenden në hulumtimin e mediumit të Bosnjës e Hercegovinës, i cili u transmetua nga RTK dhe se sipas Gërvallës këto pyetje i takojnë mediumit “Slobodna Bosna”.

I njëti është shprehur se synim i RTK-s është përmbushja e detyrës ligjore për informim të qytetarëve.

“Unë nuk kam interes të merrem me komentet e atyre të cilët e kanë qasjen politike të qartë tash e 20 vite dhe kanë media që nuk kanë objektivitet, por kanë synime tjera”- ka thënë Gërvalla për KALLXO.com.

“Askush s’ka pse të ndihet i shqetësuar nga transparenca. Le të bëhet transparencë, dhe qetësohemi të gjithë. Serbia, Rusia, Kina, janë shqetësim për Kosovën, këtë gjë nuk e fshehim. Kur dikush sjellë raportime të tilla, ne nuk mund të mbyllim sytë. Le te merren organet e duhura, që të vërtetohet çka e si. Ne nuk mund t’ia fshehim publikut raportimet”- është shprehur Gërvalla.

Lidhur me zhvillimet pas publikimit të artikullit në fjalë bordi i RTK-së është duke mbajtur një mbledhje, e cila është mbyllur për monitoruesit.

(Shënim: Artikulli është edituar, duke shtuar pyetjet e KALLXO.com drejtuar Rilind Gërvallës. Koha e editimit: 23.07.2024, ora 20:46)

18:37

Bordi mbyll mbledhjen e RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) është duke mbajtur  mbledhje sot më 23.07.2024 lidhur me çështjen e publikimit të një artikulli i cili flet për një hulumtim nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, ku përmenden dy media të Kosovës, “Periskopi” dhe “Nacionale”.

Monitoruesit nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e bordit të RTK-së.

Ndërkaq drejtori i mediumit publik, Rilind Gërvalla, është parë duke dalë nga mbledhja dhe i njëjti nuk është deklaruar për ekipin e  KALLXO.com lidhur me mbledhjen e bordit që është duke u mbajtur.

18:27

AGK: Skandaloz deklarimi i ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër mediave 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas një deklarimi të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila, sipas AGK-së, ka të bëjë me një lëndë në Prokurori kundër mediave.

AGK përmes një njoftimi thotë se janë të shokuar nga deklaratat e Haxhiut “për dorëzimin e lajmit” në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

“Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë”- shkruhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje, Asociacioni ka vlerësuar se përmes kësaj deklarate Haxhiu “ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”.

“AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve”- thuhet në reagimin e AGK-së.

17:37

Redaktori i RTK-së, Arton Mulliqi, distancohet nga artikulli i përkthyer nga “Slobodna Bosna”, që u publikua nga mediumi publik

Një varg reagimesh kanë ardhur ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) që nga mbrëmë (23.07.2024) pas publikimit të një artikulli i cili flet për një hulumtim nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, ku përmenden dy media të Kosovës, “Periskopi” dhe “Nacionale”.

Ndërkaq, redaktori i RTK-së, Arton Mulliqi, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se distancohet nga kronika që ishte transmetuar në edicionin e lajmeve qendrore në RTK.

“Duke vleresuar se kronika qe ishte transmetuar ne Lajmet Qendrore te RTK-së, e pasuar edhe nga një lajm tjeter që atakonte disa media dhe kolegë në Kosovë, nuk i përmbushë standardet profesionale , në cilësinë e përgjegjësit për magazinen e mbrëmjes “Lajmet e Fundit”, bashkë me kolegët e redaksisë së mbrëmjes kemi vendosur që të njëjten të mos e transmetojmë”.

Megjithatë Mulliqi ka shkruar se nuk mban përgjegjësi për kolegët e edicioneve të tjera të lajmeve dhe të ueb-faqes së RTK-së që e ka publikuar lajmin në fjalë.

“Duke shprehë keqardhje për të gjithë ata kolegë që janë prekur nga kjo që ka ndodhur mbrëmë, premtoj se unë do të angazhohem për ruajtjen e vlerave profesionale deri në diten e fundit qe do ta bëjë këtë punë”- ka thënë Mulliqi.

https://www.facebook.com/iqillum/posts/pfbid0654aG93LH6NfsNdmWjpFMLycuZnTeKpPAzgPbxiLUjfpu52AVtqpFAw1nTiN4Kogl

Bordi e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) pritet të mbajë mbledhje sot më 23.07.2024 lidhur me çështjen e publikimit të këtij artikulli në faqen online të transmetuesit publik, RTK.

Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka thënë se i kanë ftuar të gjitha palët dhe stafin editorial për të raportuar për ketë çështje.

“I kemi thirrë të gjitha palët dhe stafin editorial. Do t`i dëgjojmë të gjitha palët. Ne si Bord nuk merremi me lajme, nuk shkruajmë lajme, ne jemi mbikëqyrës, po presim raporte dhe të shkruara, tash kemi me fillu mbledhjen për pak edhe i dëgjojmë palët”- ka thënë ai.

Ndërsa drejtori i televizioneve RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4, Rilind Gërvalla, para mbledhjes tha: “nuk e di për çka jena mbledhë, pas mbledhjes kena me u pronocu”.

Ai është pyetur nëse e ka lexuar këtë lajm.

“Na nuk lexojmë, na prodhojmë lajme”- u shpreh ai.

Ndërsa anëtari nga komuniteti serb, Radojica Mërxhinac tha se “pas mbledhjes deklarohem, nuk i kam pa lajmet”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se denoncon fushatën e rrezikshme akuzuese të deputetëve të LVV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”.

Asociacioni në një reagim në Facebook ka thënë se është alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë.Sipas AGK-së, deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba dhe Dimal Basha, kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna”, që në shqip përkthehet si “Bosnja e Lirë”, nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë.

AGK tha se sipas tyre mediat “Janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Po ashtu, Asociacioni tha se deputeti Zyba në një status në Facebook ka thënë se dy mediave të Kosovës iu përmendën emrat, “Periskopit” dhe “Nacionales”.

AGK tha se të dy deputetët, Zyba e Basha, eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të transmetuesit publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak.

“Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb” – tha AGK.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=890658183099590&set=a.627995876032490&type=3&ref=embed_post

17:10

Lajm në zhvillim – Mblidhet bordi i RTK-së, Boletini: I kemi thirrur të gjitha palët dhe stafin editorial

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës pritet të mbajë mbledhje sot, më 23.07.2024, lidhur me çështjen e publikimit të një artikulli në faqen online të transmetuesit publik, RTK, mbrëmë më 22.07.2024, i përkthyer nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, ku përmenden dy media të Kosovës, ‘Periskopi’ dhe ‘Nacionale’.

Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka thënë se i kanë ftuar të gjitha palët dhe stafin editorial për të raportuar për ketë çështje.

“I kemi thirrur të gjitha palët dhe stafin editorial. Do t’i dëgjojmë të gjitha palët. Ne si bord nuk merremi me lajme, nuk shkruajmë lajme, ne jemi mbikëqyrës, po presim raporte dhe të shkruara, tash kemi me fillu mbledhjen për pak edhe i dëgjojmë palët”- ka thënë ai.

Ndërsa drejtori i televizioneve RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4, Rilind Gërvalla, para mbledhjes tha “nuk e di për çka jena mbledhë, pas mbledhjes kena me u pronocu”.

Ai është pyetur nëse e ka lexuar këtë lajm.

“Na nuk lexojmë, na prodhojmë lajme”- u shpreh ai.

Ndërsa anëtari nga komuniteti serb, Radojica Mërxhinac tha se “pas mbledhjes deklarohem, nuk i kam pa lajmet”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se denoncon fushatën e rrezikshme akuzuese të deputetëve të LVV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”.

Asociacioni në një reagim në Facebook ka thënë se është alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë.

Sipas AGK-së, deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba dhe Dimal Basha, kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna”, që në shqip përkthehet si “Bosnja e Lirë”, nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë.

AGK tha se sipas tyre mediat “Janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Po ashtu, Asociacioni tha se deputeti Zyba në një status në Facebook ka thënë se dy medieve të Kosovës iu përmendën emra, “Periskopit” dhe “Nacionales”.

AGK tha se të dy deputetët, Zyba e Basha, eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të transmetuesit publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak.

“Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb” – tha AGK.

AGK denoncon “fushatën e rrezikshme akuzuese” të deputetëve të LVV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”