Lajm i mirë, në Kamenicë hapet shkollë e Muzikës

Në Kamenicë është hapur zyrtarisht shkolla e Muzikës.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, kanë bërë inaugurimin e kësaj shkolle, kanë deklaruar se kjo është një mundësi e mirë për nxënësit e Kamenicës.

“Së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati, drejtorin e shkollës së Muzikës z. Kushtrim Jakupi, u.d. të drejtorit të DKA-së në Kamenicë z. Drilon Ramabaja, vizituam hapësirat ku nxënësit e kësaj komune do t’i vijojnë mësimet. Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri për përkrahjen dhe mbështetjen  që dha në realizimin e ketij projekti të shumëpritur”, ka thënë Gagica sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit.

Kjo shkollë është paralele e ndarë e shkollës së Muzikës në Gjilan.