Lajçak uron Vjosa Osmanin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka uruar Vjosa Osmanin pas zgjedhjes së saj si shefe e shtetit.

“Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen si presidente e Kosovës! Të uroj shumë suksese në pozitën tënde të rëndësishme dhe presim që të punojmë bashkë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social “Twitter”.

Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.