Lajçak uron Avdullah Hotin

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur se përmes një bisede telefonike e ka uruar Avdullah Hotin për emërimin e tij në postin e kryeministrit.

Lajçak përmes një postimi në “Twitter” ka deklaruar se ka ofruar bashkëpunimin e tij për dialogun me Serbinë.

“E urova Avdullah Hotin për zgjedhjen e tij si Kryeministër i Kosovës gjatë bisedës tonë telefonike sot. Do të përpiqemi që të bashkëpunojmë ngushtë me të për ndërmjetësimin e BE-së lidhur me dialogun dhe në drejtim të një perspektive evropiane për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lajçak.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Votohet Qeveria e Avdullah Hotit

.