Lajçak: Ura duhet të hapet, por në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, por në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se në takimin e zhvilluar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi e kanë diskutuar ketë çështje.

Ne gjithashtu kemi folur edhe për çështjen e urës, urës së Mitrovicës dhe hapjen e saj për transport, opinioni i qëndrimit të Bashkimit Europian mendoj se tashmë është i ditur qartë dhe unë do ta përsëris se ura duhet të hapet, por duhet të bëhet me bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne i kemi diskutuar hollësitë e këtij procesi”- u shpreh ai.

Ai ka folur edhe për paralajmërimet për bllokim të vendkalimeve në Bërnjak, Jarinje, Merdare nga ana e Serbisë qendrore dhe vendkalimi Kullë në rrugën Pejë- Rozhajë nga ana e Malit të Zi, nga grupe të ndryshme të qytetarëve serbë.

Lajçak ka thënë se shpreson që nuk do të ketë bllokadë dhe se sipas tij kjo do të këtë ndikim negativ.

“E kam parë njoftimin dhe mendoj se nuk duhet të ketë bllokadë dhe besoj se nuk duhet të ketë bllokadë dhe shpresoj se nuk do të ketë bllokadë sepse kjo do të ketë ndikim negativ në lirinë e lëvizjes së njerëzve”- u shpreh ai.

Lajçak s’ka takim me Osmanin dhe Kurtin

Një protestë e cila është thirrur për sonte (06.09.2024) e që pritet të fillojë në orën 18:00 do të bëjë që disa nga pikat kufitare të bllokohen. Bllokimi thuhet se do të jetë nga pjesa e territorit të Serbisë.

Kjo protestë është thirrur tash e disa ditë përmes rrjetit social “Telegram.” Aty është bërë thirrje vazhdimisht për pjesëmarrje në këto protesta për të bllokuar pikat kufitare nga Serbia me Kosovën.

Në disa prej thirrjeve është bërë edhe kërkesa që protestuesit të pajisen edhe me veshje, ushqim dhe të mbajnë orare nga 12 orë në protesta.

Pikat kufitare me Kosovën që pritet të bllokohen pas thirrjeve për protesta nga një grup qytetarësh në Serbi

Ndërkohë patrullimi i shtuar i pjesëtarëve të KFOR-it në urën mbi lumin Ibër vjen pas deklarimeve të Qeverisë së Kosovë se ura duhet të hapet për qarkullim edhe të veturave.

Ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar këtë gjë, duke bërë thirrje se çështja e urës duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.