Lajçak tregon çka bisedoi me presidentin serb Vuçiq

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka treguar se çfarë ka biseduar sot në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se kanë biseduar për kthimin e serbëve në institucione, udhërrëfyesin dhe të pagjeturit.

“Në Beograd sot kam biseduar rrugën para drejt normalizimit të marrëdhënieve si vazhdimësi e takimit të fundit në dialog me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne po ashtu kemi biseduar për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, për udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur” – ka shkruar Lajçak në Twitter.

Javën e kaluar Lajçak kishte thënë se  planifikon që këtë javë të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, në një intervistë për “Kanal 10” ka thënë se kjo vizitë do të jetë për të diskutuar për hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që ai e ka paraqitur në muajin shtator si dhe në komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit.

“Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë momentum, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për të diskutuar hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që unë e kam paraqitur në muajin shtator, si dhe në komentet që kemi marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit” – ka thënë Lajçak.

Vuçiq takohet me Lajçakun, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit