Lajçak thotë se sot u diskutua për pretendime të ndërsjella financiare dhe pronat

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë sot zhvilluan takim në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ky takim u zhvillua në nivel ekspertësh, ku nga Kosova përfaqësuses ishte koordinatori për dialog Skënder Hyseni, kurse nga Serbia, drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Emisari special i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak përmes rrjetit social Twiter ka njoftuar për përfundimin e bisedimeve të sotme të cilat sipas tij kanë qenë lidhur me pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronat.

Lajçak tutje ka shtuar se në bazë të këtyre bisedave janë në dijeni për ndjeshmërinë e temave të cilat sipas tij pritet të vazhdojnë.

“Sapo përfundova bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skënder Hyseni në pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronave. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshëmrinë e çështjes. Vazhdon”, ka shkruar Lajçak.