Lajçak thotë se ka marrë zotimin e liderëve të Kosovës për themelimin e Asociacionit

I dërguari special nga Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot ka përfunduar vizitën e tij në Prishtinë me përshtypjen se e ka nxjerrë rezultatin për të cilin ka ardhur- zotimin e liderëve të Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Zhbllokimi i çështjes së këtij Asociacioni duket se ka qenë pika kryesore e interesimit të tij në vizitën treditëshe dhe takimet e shumta që ka pasur gjatë kësaj vizite.

Ai sot në një konferencë tregoi se tema e parë për të cilën ka biseduar është për personat e zhdukur, pastaj çështjet ekonomike dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Jam shumë i lumtur të them se në të gjitha takimet, partnerët e mi shprehën mbështetjen e tyre për dialogun, ata shprehën mirëkuptimin se dialogu është i mirë dhe i rëndësishëm për Kosovën dhe konfirmuan se Kosova do t’u dalë zot të gjitha zotimeve të tyre- përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Lajçak.

Sipas tij, çështjet Kosovë – Serbi nuk janë çështje të lehta.

“Nuk ka çështje të lehtë në procesin tonë dhe ne pajtohemi që të diskutojmë. Është zgjedhja e çështejeve pretendimeve, është çështje e madhe themelimi i  Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kjo temë e dytë është përballë këtu në Kosovë me nivel të lartë të  emocioneve e kuptojmë ndjeshmërinë e temës por të jem shumë i qartë në njërën anë Bashkimi Evropian nuk ka interesim për destabilizim e Kosovës dhe në prezantimin  e mosfunksionim për Kosovën dhe njëkohësisht Kosova ka bërë betim në marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, betohet të tregoj konsistencën dhe respektim të zotimeve”, tha Lajçak.

Lajçak tutje shtoi se përfaqësuesit politikë duhet të bëjnë kompromise, dhe se dialogu është i rëndësishëm për Kosovë.

“Dialogu i ofron Kosovës një mundësi për të diskutuar të gjitha çështjet e mbetura me Beogradin, dialogu duhet të i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura por njëkohësisht duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje duhet të del si rezultate i kompromisit për këtë arsye unë i nxisë të gjithë bashkëbiseduesit që të jenë të bashkuar në dialog dhe ta çojnë dialogun mbi politikën ditore nuk duhet të ketë përqarje për dialogun sepse dialogu është i rëndësishëm për çdo qytetarë të Kosovës”, tha ai.

Pas Prishtinës, Lajçak është nisur pvr vizitë në Beograd.