Lajçak takon ambasadorin Kosnett, SHBA rikonfirmon mbështetjen për procesin e dialogut të udhëhequr nga BE
Përfaqësuesi i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Sipas një njoftimi të Ambasadës, Kosnett e ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për një proces dialogu bashkëpunues të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
“Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik ku përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Nesër në mëngjes, Lajçak do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.
Ata do të kenë një konferencë të përbashkët për media.
Pasi të vizitojë Kosovën, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Serbinë më 3 dhe 4 mars, ndërsa më pas do të qëndrojë në Mal të Zi.