
Foto: Miroslav Lajçak/Twitter
Lajçak takohet me Sarrazin, bisedojnë për hapat e ardhshëm për dialogun
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirloslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me përfaqësuesin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai ka thënë se ky takim ka ndodhur dje ku është folur edhe për hapat e ardhshëm për dialogun.
“Pata edhe një diskutim të rëndësishëm me Ministrinë e Jashtme Gjermane, Drejtorin politik Bellmann dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Sarrazin, për gjendjen e lojës dhe hapat e ardhshëm në dialog” – ka thënë Lajçak në Twitter.
Yesterday, I also had an important discussion with @GermanyDiplo Political Director Bellmann and 🇩🇪 Western Balkan Envoy Sarrazin about state of play and next steps in the Dialogue. Grateful for strong and vocal 🇩🇪 support to my work and full commitment to our joint efforts. pic.twitter.com/qA3OT6BZ3O
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 2, 2023
Ai tutje ka falënderuar ata për mbështetjen e fortë dhe të zëshme për punën që ai bënë dhe përkushtimin e plotë në përpjekjet e tyre të përbashkëta.