Foto: Mirsolav Lajçak, Twitter

Lajçak takohet me Escobar, flasin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak është takuar me të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajcak ka thënë se me Escobar kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“I lumtur të takohem me Gabriel Escobar për të përditësuar njëri-tjetrin mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të qartë të SHBA-ve për punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter.