Lajçak: Takimi i sotëm hap i rëndësishëm, puna vazhdon deri në fund të gushtit

I emëruari i posaqëm i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak takimin e sotëm mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh e ka konsideruar si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit dhe shtoi se puna e tyre do vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

“Takimi i sotëm i nivelit të ekspertëve i dialogut Kosovë-Serbi ishte një tjetër hap i rëndësishëm në procesin drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridike për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë deri në fund të muajit Gusht”, është shprehur Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ky ishte takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

Delegacioni i Kosovës u kryesua nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

 

Sot vazhdon dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel