Miroslav Lajcak - Foto: Fatrion Ibrahimi

Lajçak sot takon PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet me përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.

Në ora 10: 45 ai do të zhvilloj një takim në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në ora 12:00, pritet të këtë një takim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe në ora 14: 45 do ta takohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Takimet do të jenë të mbyllur për media, ndërsa pas takimit në PDK, pritet që të ketë një adresim nga kreu i kësaj partie Memli Krasniqi.

Lajçak ka ardhur të enjten në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin për dialog, Besnik Bilisimi.

Takimet ishin të mbyllur për media.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë pajtuar se nuk ka nevojë të diskutohet për Planin franko-gjerman, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas të dërguarit të Bashkimit Evropian, tani kanë nevojë të dinë se si të implementohet marrëveshja, hapat dhe afatet.

“Vizita në Prishtinë kishte këtë qëllim dhe takimi me kryeministrin Kurti ishte për të diskutuar si të implementohet dhe ne kishim diskutim konstruktiv dhe të dobishëm rreth kësaj. Edhe me presidenten kemi biseduar për këtë. Këtë do ta diskutojmë edhe me partitë opozitare” – ka thënë Lajçak.

Lajçak: Kurti e Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes, tani duhet të pajtohemi si të implementohet