Miroslav Lajçak

Lajçak përmbyll vizitën në Kosovë me konferencë për media

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta përmbyllë vizitën e tij në Kosovë më një konferencë për media.

Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë në ora 12:30.

Kjo është dita e tretë e Lajçak në Kosovë, ai ka takuar krerët institucional dhe politik me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Dje emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin janë dakorduar që Kosova të jetë unike në procesin e dialogut.

Ai poashtu ka takuar edhe zyrtarët e AAK-së, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi që të tre anëtarë të kabinetit qeveritar të Avdullah Hotit.

“Në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zyrtarët e partisë Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj e Selim Selimi, sot kanë pritur në takim të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin u diskutua kryesisht për procesin e dialogut dhe qëndrimin e AAK-së mbi ketë̈ çështje”, ka njoftuar AAK në Facebook.

Ndërsa në ditën e parë të vizitës, Lajcak ka takuar kryeministrin, Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani si dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e pazëvendsueshëm të BE-së në këtë proces.