Takimi i Lajçak me Jeff Hovenier, Foto: Lajçak, X

Lajçak pas takimeve: Kisha një ditë produktive

Emisari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak ka reaguar në lidhje me takimet e tij që i ka zhvilluar ditën e sotme në Kosovë. 

Duke i publikuar disa fotografi nga takimet që ka zhvilluar ai shprehet se ka pasur një ditë produktive.

Nga fotografitë shihet se ai është takuar me përfaqësues të KFOR-it, me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, me tre përfaqësuesit e partive opozitare – Ramush Haradinaj nga AAK, Memli Krasniqi nga PDK dhe Lutfi Haziri nga LDK, si dhe me ambasadorët e shteteve tjera në Kosovë.

“Sot kisha një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet më të fundit të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe rrugën përpara. Mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak në profilin e tij në platformën X.

 

Vizita e emisarit Lajçak në Kosovë vie rreth dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor.

Në ato takime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan ndaras me krerët e Gjermanisë, Francës, Italisë por edhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Haziri: Vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të mos zbardhjes së draftit të Asociacionit

Krasniqi për draftin e Asociacionit: ‘Dreqi fshihet në detaje’, duhet t’i shohim detajet e tekstit