Lajçak paralajmëron takim të nivelit të lartë Kosovë - Serbi në fillim të shtatorit

I dërguari i posaqëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajcak ka njoftuar për takimin me përfaqësuesit e dy shteteve në nivelin e ekspertëve, Skënder Hysenin dhe Marko Gjuriq.

Lajcak ka shkruar se ky takim vjen pak ditë para takimit të liderëve në fillim të shtatorit.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do mbahet në filllim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/koordinatorët në Bruksel për të finalizuar çështjet e diskutuara gjatë takimeve të fundit,” ka shkruar Lajcak në Twitter.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 4 shtator në Uashington ku raportohet se do të diskutohet për çështje ekonomike.