Lajçak paralajmëron rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se së shpejti do të caktohet data për rifillimin e negociatave mes të dyja vendeve në Bruksel.

Në një konferencë për media në Prishtinë, ai është shprehur se pas vizitës që do ta bëjë në Serbi javën e ardhshme, më pas do të caktohet data për takimin e të dyja palëve.

“Jam në fund të vizitës së parë si përfaqësues i BE-së për dialogun. 27 vendet anëtare treguan një interes për Kosovën duke me mandatuar mua më 2 prill. Jam i përkushtuar që të rifillojmë dialogun pa vonesa të mëtutjeshme. Gjatë tri ditëve kam pasur takime me udhëheqësit politik, Thaçi , Hotin, znj. Osmani kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog mbi politikë”, u shpreh zyrtari evropian.

Ai shtoi se është i lumtur të shoh se dialogu nga BE-ja është prioritet për qeverinë.

“Pres që dialogu të fillojë së shpejti. Javen e ardhshme do të vizitoj Serbinë për të caktuar datën e fillimit”, theksoi Lajçak.

Emsiari shtoi se Kosova është pjesë e Evropës.

“Po largohom nga Kosova me një sigurim qe tani janë krijuar kushtet qe kjo të ndodhë. Kosova është pjesë e Evropës problemet e juaja janë tonat, dhe e ardhmja juaj është evropane. Dua që Kosova te ecë perpara në këtë rrugë, kjo nuk mund të bëhet me askë tjetër përveç BE-së”.

Lajçak deklaroi se erespekton udhëheqjen e negociatave nga kryeministri Avdullah Hoti.

“I informova për procësin, do të dërgojmë ftesën per takimin në Bruksel pas vizitës në Beograd. Unë e respektoj faktin qe qeveria po i udhheqë negociatat dhe kryeministri do të jetë ai që i udhehqë”, tha ai.

Lajçak përmbyll vizitën në Kosovë me konferencë për media

Lajçak përmbyll vizitën në Kosovë me konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 18 juin 2020