Lajçak nuk pranon të jap detaje për takimin me kryeministrin Kurti

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Ky takim ishte i mbyllur për media, ndërsa pas përfundimit të tij, emisari i BE-së Lajcak tha se kanë diskutuar për dialogun por pa dhënë detaje.

“Kaluam më shumë se dy orë me kryeministrit Kurti, diskutuam për dialogun dhe rreth asaj që të sjellim dinamika të reja që ta dërgojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë, i rëndësishëm dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq” – tha shkurtimisht Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, emisarët do të udhëtojnë në Beograd ku pritet ta takojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Emisari gjerman dhe ai franvez vijnë në Kosovë pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor” – thuhej, mes tjerash, në letër.

Ky takim ishte i mbyllur për media, ndërsa pas përfundimit të tij, emisari i BE-së Lajcak tha se kanë diskutuar për dialogun por pa dhënë detaje.

Fillon takimi i Kurtit me Lajçakun dhe këshilltarët nga Gjermania dhe Franca